Lajmet

Microsoft shpërblen raportimin e gabimeve me 100,000 dollarë

Jun 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft shpërblen raportimin e gabimeve me 100,000 dollarë

Microsoft-i është duke ofruar deri 100,000 dollarë për dobësitë e gjetura në Windows 8.1 që shoqërohen me shfrytëzime, por kompania do të vendos disa kritere.

Sipas hollësive të treguara në programin shpërblyes, në mënyrë që të merret shuma e plotë, një aplikim duhet të jetë i ri, i përgjithshëm, i arsyeshëm, i besueshëm, me ndikim, të punojë në “user mode” dhe të jetë efikas në sistemin e fundit operativ Windows. Secila nga këto kritere bazohet në mënyrën e interpretimit.

Garë e drejtë?

Do të varet nga Microsoft që të bind pjesëmarrësit e mundshëm në program që paraqitjet e tyre do të trajtohen drejt, thotë Ross Barret, që është menaxher i lartë i inxhinierisë së sigurisë për Rapid7.

“Shumë njerëz nuk iu besojnë atyre,” thotë Barret. Microsoft do të mund të gjente një teknikë të mire të sulmit, por jo të re dhe pastaj ta arnojë vrimën pa paguar. “Kjo është paranojake, mbase, por ai lloj i paranojës synon që të jetë mesatar për kursin në këtë industri,” thotë ai.

“Nëse unë do të isha Microsoft unë do të bëja një pikë që të siguroja që dikush e merr këtë shumë (100,000 dollarë). Do të bënte çudi për reputacionin e tyre. Është më tepër rreth relacioneve me komunitetin.”

Është po ashtu rreth ekonomisë, pasi 100,000 dollarë është “një shumë e çmendur e parave” që do të jetë e vështirë të injorohet, thotë Amol Sarwate, drejtor i laboratorit për dobësi në Qualys. Në shtetet me ekonomi më të dobët ajo shumë do të jetë edhe më domethënëse, thotë ai. (PCWorld Albanian)

microsoft gabim

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>