Vëzhgim

Microsoft shpik shfletues të ri me siguri më të madhe

Feb 24 2009
0 Shpërndarje
Microsoft shpik shfletues të ri me siguri më të madhe

altZhvilluesit e kompanisë Microsoft janë duke e zhvilluar një shfletues të ri interneti. Sipas zhvilluesve, ky shfletues do të ofrojë siguri më të madhe se Google Chrome, Mozilla Firefox apo Microsoft Internet Explorer.

Shfletuesi i quajtur Gazelle mbështetet në 5 mijë linja të kodeve, mënyrë kjo që ofron siguri më të madhe dhe parandalon infektimin e sistemit operativ nga përmbajtjet e infektuara.

Tash për tash, Gazelle është vetëm një prototip i bazuar në Microsoft Internet Explorer. I përqëndruar në siguri të lartë, Gazelle performon më ngadalë, ndërsa zhvilluesit thonë se me disa përmirësime të vogla, shfletuesi i ri do të punojë më shpejtë.

Gazelle është ndryshe nga shfletuesit e tjerë ngase pjesët e ueb faqeve si iframes subframes dhe plug-in i konsideron si pjesë të ndara, në mënyrë që të ofrojë më shumë siguri nga përmbajtjet e infektuara.
 

Lajmet e fundit>