Softuer

Microsoft shpjegon Windows në arkitekturën ARM

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
Microsoft shpjegon Windows në arkitekturën ARM

 

Shumë nga këto pyetje janë përgjigjur në një postim të gjatë teknik në blogun Building Windows 8 gjatë ditës së djeshme, ashtu siç shpjegon Steven Sinofsky se si e zhvilluan (në fakt e rizhvilluan) Windowsin në ARM, ose WOA (Windows on ARM) dhe pse ata i bënë pikërisht ato zgjedhje.

Ja disa nga përgjigjiet për ata që nuk duan ta lexojnë tërë postimin e bërë në blogun e sipërpërmendur: WOA do të jetë tërësisht i papërshtashëm për aplikacionet e bazuara në x86/x64; do të përfshijë një desktop vetëm për aplikacionet për Office dhe menaxhim të skedarëve; do të jetë i përqendruar në portativitet, jetëgjatësinë e baterisë dhe “cilësi të integruar”, nga e cila nënkuptohet që të gjitha gjërat që mund të ju nevojiten mund të përfshihen. Në atë shënim thuhet që Windows 8 nuk do të mund të blihet ndaras si softuer; ai do të jetë i gatshëm vetëm i instaluar në pajisjet.

Procesi i bartjes së Windows në ARM nuk ishte një proces i shkurtër dhe as i lehtë. Për këtë është bërë punë vite me radhë; sa për të treguar se sa moti ka nisur ky proces, në kohën kur ka filluar ky proces nuk kishte një gjë si tablet i bazuar në ARM. Ata duhej që ta provonin sistemin operativ në telefonat ARM si ai i cili duket më poshtë./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>