Lajmet

Microsoft shqyrton mundësinë për të sjellë nje version Linux për Office në 2014

Feb 7 2013
0 Shpërndarje
Microsoft shqyrton mundësinë për të sjellë nje version Linux për Office në 2014

Ky është një moment vendimtar – Microsoft po shqyrton mundësinë që të ofrojë një version për Linux të Office në vitin 2014.

Sipas ExtremeTech, Microsoft është duke ndërmarrë një “shqyrtim kuptimplotë” në nxjerrjen e një versioni për Linux të Office në vitin 2014. Kjo do të ishte me të vërtet dicka dhe gjithashtu ka shume kuptim.

Është e qartë që Office, si pronar softwer-i, nuk do të arrijë më shkëlqimin e viteve të tij të lavdishme. Office me burim të hapur softueri, i krijon një dritare për të bashkëpunuar me komunitetin e zhvilluesve jashtë universit .NET.

Extreme Tech raporton që fjalët për versionin Linux të Office qarkulluan gjatë javës së kaluar në FOSDEM, konferenca për burim të hapur që mbahet çdo vit në Bruksel. Burimet e informacionit treguan për ExtremeTech që shqyrtimi i kesaj mundësie nxitet nga vlerësimi i Microsoft se Linux mund të jetë një mundësi komerciale e vlefshme.

Kjo gjithashtu lidhet dhe me planet e Microsoft për të zhvilluar një version të Office për Android për të punuar në pajisjet mobile. Sipas ExtremeTech:

Android, ashtu siç mund ta dini tashmë, është një sistem operativ i bazuar në Linux, duke nënkuptuar që shumica e punes lidhëse midis dy platformave tashmë mund të jetë bërë – nuk duhet të marrë shumë përpjekje për të ndërmarrë hapin e ardhshëm për të sjellë Office në Ubuntu, ose për çfarëdo lloji [të Linuxit] që Microsoft favorizon.

Microsoft kurrë nuk ka ofruar një version Linux-i të softuerit të tij. (PC World Albanian)

Office Linux

Lajmet e fundit>