Lajmet

Microsoft shton kërkimin inteligjent në Office 365

Sep 9 2014
0 Shpërndarje
Microsoft shton kërkimin inteligjent në Office 365

Microsoft gjatë të hënës lajmëroi që ka filluar lëshimin e veçorisë Office Delve, që është një veçori e kërkimit inteligjent, për konsumatorët e vet të Office 365 për biznese. Më parë e quajtur Oslo, veçoria Delve futet në bazën e të dhënave të “Office Graph” për të ju shfaqur dokumentet më të përshtatshme. Shërbimi përdor një ndërfaqe të ngjashme me Google Now dhe Flipboard.

officedelve-730x422Delve për momentin tërheq përmbajtje nga e-mail, OneDrive, SharePoint dhe Yammer. Microsoft planifikon të shtojë mbështetje për ngarkesat në email, OneNote dhe Lync “gjatë muajve të ardhshëm”.

Microsoft zbuloi së pari Office Graph-in në muajin mars. Kompania thotë që Delve është “përvoja e parë nga shumë përvoja” që planifikon të lëshojë që fiksohen në grafikun social. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>