Harduer

Microsoft shton më në fund 4G-në në tabletin Surface 2

Mar 19 2014
0 Shpërndarje
Microsoft shton më në fund 4G-në në tabletin Surface 2

Surface_2_with_simslotnew1Më në fund në tabletin Surface të Microsoft-it është shtuar edhe opsioni për lidhje me 4G (LTE). Përditësimi i modelit vjen më shumë se një vit pas lançimit të tabletit të parë Surface (i quajtur Surface RT), disa muaj pasi vetë shefi i sektorit të tabletit Panos Panay kishte premtuar shtimin e opsionit për internet me brez të gjerë. Në këtë mënyrë, Surface bën një hap përpara ngushtimit të konkurrencës me iPad-in e Apple, i cili e ka pasur opsionin me 4G që prej vitit 2010.

Shumë pak gjëra kanë ndryshuar përtej 4G-së në Surface 2. Ekrani prej 10.8 inç nuk ka ndryshuar, ndërkohë që Microsoft shprehet se shtimi i opsionit për 4G e rëndon me pak gram tabletin. Gjithsesi, ky ndryshim nuk është i dukshëm në dorë. Surface 2 me 4G është në treg me Windows RT 8.1, Office dhe Outlook 2013 RT si dhe 200GB të lira në OneDrive për dy vjet.

Për momentin, Microsoft nuk ka dhënë detaje mbi disponueshmërinë e tabletit. Modeli Pro ka një CPU të Intelit si dhe ofron versionin e plotë të Windows 8.1. Një pjesë e përdoruesve të biznesit preferojnë  këtë model tableti për shkak se mund të instalojnë në të gjithë programet x86 që do të mund të instalonin edhe në desktop apo laptop. Surface 2 mund të përdoret me çdo kartë micro-SIM në rrjetet 2G GSM, 3G UMTS dhe 4G LTE. Microsoft shprehet se ky model nuk ndikon në jetëgjatësinë e baterisë, e cila është vlerësuar më parë në 10 orë luajtje videosh.Tableti mund të blihet nga faqja zyrtare e Microsoft-it si dhe nga dyqanet Best Buy. Modeli me 64 GB kushton 679 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>