Lajmet

Microsoft shton suportin për kyçje përmes Facebook-ut në Windows 8 dhe Windows Phone 8

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Microsoft shton suportin për kyçje përmes Facebook-ut në Windows 8 dhe Windows Phone 8

windows 8 facebookKyçja përmes Facebook-ut ofron një përvojë të shpejtë dhe të sigurt në aplikacionet në ueb, iOS apo Android.

Suporti për të i është shtuar edhe platformës së Microsoft-it, tek aplikacionet Windows 8 dhe Windows Phone 8. Suporti është realizuar në bashkëpunim me vetë Facebook-un. “Facebook Login” për Windows 8 mund të përdoret tashmë në aplikacionet produktive, ndërkohë që suporti për Windows Phone 8 është lançuar në fazë beta.

Përgatitja e aplikacioneve Windows dhe Windows Phone

Për të përdorur “Facebook Login” në aplikacionet Windows ose Windows Phone, duhet të vendosni siç duhet opsionet e Microsoft ID në ‘developer settings’:

Windows 8 fbPër të marrë Windows Store ID-në, hyni në llogarinë tuaj në Windows Store dhe ndiqni hapat me rradhë. Për të marrë Windows Phone ID-në, gjeni ID-në e produktit që keni vendosur në skedarin WMAppManifest.xml pa vendosur vizat.

Nga Facebook-u janë shprehur se ndihen të kënaqur që kanë bashkëpunuar me Microsoft-in për t’i ndihmuar zhvilluesit në Windows dhe Windows Phone të reduktojnë proçesin e kyçjes së përdoruesve. Për më tepër detaje mund të vizitoni dokumentimet përkatëse të Windows Phone 8 dhe Windows 8. Gjtihashtu, mund të përdorni edhe Facebook C# SDK të zhvilluar nga Outercurve Foundation dhe të sponsorizuar nga Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>