Lajmet

Microsoft shuan aplikacionin Word Flow, rekomandon SwiftKey

Aug 1 2017
0 Shpërndarje
Kompania kishte planifikuar të integronte teknologjinë e SwiftKey në Word Flow por mëpas vendosi të sillte funksionalitetet e Word Flow në SwiftKey. Microsoft shuan aplikacionin Word Flow, rekomandon SwiftKey Photo Source: SwiftKey

Microsoft braktisi aplikacionin eksperimental të tastierës Word Flow të cilin e prezantoi si pjesë integrale e Windows Phone dhe si aplikacion iOS në Prill të 2016-ës.

SwiftKey tashmë është aplikacioni i rekomanduar i tastierës për Android dhe iOS. Gjatë muajit Mars Microsoft ndryshoi strategjinë me SwiftKey, aplikacion të cilin e bleu vitin e kaluar. (http://bit.ly/2tUJVzi)

Kompania kishte planifikuar të integronte teknologjinë e SwiftKey në Word Flow por mëpas vendosi të sillte funksionalitetet e Word Flow në SwiftKey.

Microsoft gjithashtu la aplikacionin Word Flow jashtë Android-it. Sipas Windows Central tashmë aplikacioni nuk është i disponueshëm as për iOS.

Përshkrimi i aplikacioni në Microsoft Garage shkruante:

“Eksperimenti Word Flow ka përfunduar! Ne ju inkurajojmë të shkarkoni SwiftKey nga App Store. Ekipi i SwiftKey po punon për të shtuar funksionalitete të reja.”

Microsoft SwiftKey konkurron me Google Gboard dhe disa aplikacione të tjera në Android dhe iOS. Apple App Store nuk tregon shifra ndërsa në Google Play SwiftKey ka 100 milion shkarkime ndërsa GBoard 500 milion shkarkime.

Microsoft Garage debutoi në Tetor të 2014-ës. Grupi vazhdimisht zhvillon aplikacione eksperimentale për Android, iOS dhe platforma të tjera. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>