Lajmet

Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

Mar 31 2009
0 Shpërndarje
Microsoft shuan enciklopedinë Encarta

altNjë shënim i qetë rrëshqiti ngadalë në ueb faqen e MSN Encarta, që thjeshtë shkronjë pas shkronje tregonte për vdekjen e enciklopedisë së Microsoft
Në lajmërimin e paraqitur, u bë e ditur se Microsoft po ndryshon kategorinë e enciklopedive tradicionale dhe material referues

“Njerëzit sot kërkojnë dhe konsumojnë informacion shumë më ndryshe sesa në vitet e kaluara” – shkroi Microsoft.  Të gjitha versionet e internetit të Encarta do të duhej të shuheshin deri më 31 tetor 2009,  përveç asaj në gjuhën japoneze që do të jetë në funksion deri në fund të vitit. Gjithashtu do të ndërpritet edhe shitja e versioneve për studentë dhe versioneve premium të Encarta si produkte të pavarura të cilat përfshijnë parapagimin në qasjen online të enciklopedisë.

 

Për shumë prej nesh që mund të kujtojnë periudhat e hershme të përdorimit  të kompjuterit, Encarta zë një vend special në zemrat tona. Ishte programi i parë me harta kur as që bëhej fjalë për ekzistimin e Google Earth. Ishte i pari që kishte veçori kërkimi (Search Engine)  të ekspozuar për ne drejt bazës së madhe të të dhënave enciklopedike, shumë më herët para se makina kërkuese e Google të paraqitej si koncept e lërë më në fazat që është sot. Dhe natyrisht, Encarta luajti rol shumë të rëndësishëm në etjen e njeriut për dituri, duke e shndërruar kompjuterin në një burim të vlefshëm të mësimit.

Si e sfidoi interneti Encarta-n

Me paraqitjen e disqeve me kapacitet më të madh, DVD, Encarta gjithashtu evuloi. Por një rritje e popullaritetit të internetit, ngadalë dalë filloi të largojë interesin e konsumatorit në imazhe, zë apo video klipe të kualitetit të lartë të cilat i ofronte Encarta në edicionet e saja CD dhe DVD. Ne kemi kuptuar se interneti veçse ofron argëtim të rangut të njëjtë, nëse jo të ragunë informativ, atëherë të themi për përmbajtje multimediale. Megjithëse nuk është fer të thuhet se Microsoft nuk ka tentuar t’i përshtatet realiteteve të reja. Kompania shpalosi edhe edicionin onlineEncarta, që erdhi me dy shije: pa pagesë ( i limituar) dhe edicionin Premium me pagesë (qasje në të gjitha fushat).
Nivelet hyrëse të edicioneve të Encarta ishin në vazhdimësi të lidhura me sistemet e OEM, për t’i mbajtur blerësit të interesuar në softuer. Në veçanti, kompania punoi për t’i mbajtur gjeneratën e internetit, më afër edicionit onlineEncarta. Ata ofruan dy orë pa pagesë kërkim definicionesh në Online Encarta, përmes sistemit kërkuese të Live, që ofronte një link drejt Encarta Online. Faqja edhe mundësoi ndryshime artikujsh të sugjeruar nga përdoruesit, të cilat edituesit e Encarta i rishikonin, i editonin dhe eventualisht i miratonin për të sakta.
Me kalimin e kohës, gjenerata online humbi interesin duke u koncentruar në ueb fenomenet më “argëtuese” si Google, Flickr, Myspace dhe Facebook. Pavarësisht që mbeti online, e hulumtueshme, e zbulueshme, pa pagesë (së paku në disa porcione) dhe e reklamuar në maksimum – përdoruesve nuk u interesonte më. Dhe kur Wikipedia zbarkoi në vetëdijen e publikut, ditët e Encarta ishin të numëruara.

Wikipedia: Ky vrasës profesionist

Është e vërtetë se një numër i vogël i përdoruesve vazhduan të blejnë enciklopedinë Encarta (apo vazhduan të abonoheshin në versionin online),  duke qenë të tërhequr nga avancimet më të mëdha të saj deri më sot: informata Premium, të edituara dhe të vërtetuara, resurse të shumta të njohurive dhe vegla të dobishme që ndihmuan në çdo aspekt.
Sidoqoftë shumica e mbetur, zëvendësoi shpejtë Encarta-n  me përmbajtje të  dyshimtë nga Wikipedia, ku jo rrallë edhe burimet janë të dyshimta dhe faktet që ofrohen janë false.

Sigurisht që ndjehem i dëshpëruar pasi që Microsoft është dashur ta mbajë gjallë Encarta, nëse jo për përfitime atëherë për të na mbajtur ne në një nivel më të lartë në terme të kualitetit, editimit, precizitetit dhe informacioneve të besueshme. Pa Encarta, sigurisht që do të jetë më vështirë të hulumtohet nëpër këtë xhungël të shpërndarë online, ku e vërteta nga gënjeshtra është vështirë të dallohet.

 

Lajmet e fundit>