Lajmet

Microsoft sjell aplikacionet Movie Moments dhe Reading List në Windows Phone 8.1

May 1 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell aplikacionet Movie Moments dhe Reading List në Windows Phone 8.1

moviemomentsreadinglist1_1020.0_standard_640.0Kompania Microsoft gjatë të mërkurës solli dy aplikacionet e saj nga Windows 8.1 në Windows Phone 8.1: Movie Moments dhe Reading List. Movie Moments është një aplikacion i thjeshtë i editimit të videove që është zhvilluar për të krijuar video prej 60 sekondash të cilat mund të shpërndahen dhe versioni për Windows Phone 8.1 është mjaft i ngjashëm me aplikacionin për Windows 8.1.

Prerja, vendosja e teksteve dhe shtimi i audios në prapavijë, si dhe opsionet për shpërndarje në OneDrive, e-mail, Facebook dhe vende të tjera janë mundësitë që ofrohen në këtë aplikacion të sapo-lëshuar.

Reading List është mbase një aplikacion më interesant për ata që përdorin Windows 8.1 në PC, si dhe Windows Phone 8.1 në një telefon. Reading List është versioni i Microsoft-it për Instapaper ose Pocket, ku iu mundëson përdoruesve të sistemit Windows që të ruajnë lidhje ose përmbajtje të aplikacioneve që sinkronizohet brenda pajisjeve.

Derisa tani, ishte veçori e cila ofrohej vetëm në Windows 8.1, por aplikacioni Windows Phone 8.1 ofron mundësinë për të marrë lidhje (ang. links) dhe për të bërë filtrimin e radhitjen e tyre në kategori.

I tërë aplikacioni sinkronizohet mes Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1 dhe është shembulli më i fundit i Microsoft që lidh aplikacionet për desktop dhe telefon së bashku. Aplikacionet më të fundit për Bing të lëshuara gjatë muajit shkurt përfshijnë po ashtu veçoritë e ngjashme të sinkronizimit mes Windows dhe Windows Phone. Si Reading List, ashtu edhe Movie Moments janë në dispozicion që tani në Windows Phone Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>