Lajmet

Microsoft sjell aplikacionin e evenimentit Build 2015 në Android, iOS dhe Windows Phone

Apr 26 2015
0 Shpërndarje
Microsoft sjell aplikacionin e evenimentit Build 2015 në Android, iOS dhe Windows Phone

wpss201504240002Konferenca Build 2015 e Microsoft do të startojë ditën e mërkure më 29 Prill në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky eveniment i cili do të vijojë përgjatë datave 29 Prill – 1 Maj do të zbulojë shumë informacione të rëndësishme në lidhje me Windows 10, aplikacionet universale dhe shërbimet Azure.

Ekzistojnë edhe ca spekulime për disa harduerë që mund të publikohen gjatë ditëve të Mërkure dhe Enjte. Nëse doni të qëndroni në kontakt me këtë eveniment, Microsoft e ka bërë më të lehtë me një aplikacion të ri posaçërisht për këtë konferencë i cili është i disponueshëm në iOS, Android dhe Windows Phone.

Vetë aplikacion aktualisht ofron shumë pak informacion ndërsa në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe axhenda e evenimentit. Gjithësesi ky aplikacion do të jetë shoqëruesi më i mirë për ju që dëshironi të qëndroni në kontakt me informacionet më të fundit të Build 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>