Lajmet

Microsoft sjell chat-in në aplikacionet e uebit Word dhe PowerPoint

Nov 22 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell chat-in në aplikacionet e uebit Word dhe PowerPoint

skypechat.0.0Bashkëpunimi me bashkëpunëtorët duke përdorur Office Online është duke u bërë edhe më i lehtë: Microsoft është duke e sjell chat-in në versionet e uebit të Word dhe PowerPoint. Na vjen keq përdorues të Excel-it: duket që ende nuk do ta merrni chat-in gjatë punës suaj dhe kjo veçori nuk do të vijë as për OneNote. Chat-i i mundësuar nga Skype është pothuajse i njëjtë me atë që Microsoft e ka lëshuar tashmë për Outlook.com dhe OneDrive. Dhe pasi që Skype është “shtylla kurrizore” e këtij shërbimi, ju gjithmonë mund t’i shikoni bisedat tuaja duke përdorur aplikacionin e Microsoft-it më vonë kur mbyllet dokumenti.

Chat-i duhet të jetë një shtojcë e këndshme për editimin në kohë reale të cilin e solli Microsoft në versionet e uebit të aplikacioneve Office gjatë vitit 2013. Google ofron funksionin e bisedës grupore në GoogleDocs, Sheets dhe Slides, por qasja e vet dallon në atë që këto biseda asnjëherë nuk dalin jashtë aplikacionit origjinal dhe nuk barten në Hangouts apo ndonjë aplikacion tjetër të Google. Microsoft thotë që chat-i do të lëshohet për Office Online “gjatë javëve të ardhshme”. (PCWorldAlbanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>