Lajmet

Microsoft sjell Clutter, një filtrues automatik i postës suaj elektronike

Nov 12 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell Clutter, një filtrues automatik i postës suaj elektronike

Screen-Shot-2014-11-11-at-16_36_13-798x310Microsoft ka zbuluar një mjet të ri që do të ndihmojë përdoruesit e Office 365 të menaxhojnë më lehtësisht postat e tyre elektronike të e-mail-eve, dhe këtë instrument po e quajnë Clutter. Ky instrument në parim është një filtrues e-mail-i që ndihmon renditjen e e-mail-eve bazuar në ato që janë më të rëndësishme për ju. Duke përfituar nga avantazhet që ofron makineria e mësimit Office Graph për të caktuar edhe prioritetin e e-mail-it, i rendit ato automatikisht në një folder të quajtur Clutter.

Ky mjet është i ç’aktivizuar normalisht, por përdoruesit mund ta aktivizojnë nga menuja e aplikacioneve të ueb për Outlook. Sapo të aktivizohet përdoruesit do të vërejnë një folder të ri të shfaqet, ku në të cilin do të filtrohen e-mail-e të cilat janë esenciale për përdoruesin. Veçoria duhet të aktivizohet nga desktop, por që do të funksionojë në të gjitha pajisjet.

Ky mjet përcakton se cilët e-mail-e me shumë mundësi ju do ti injoroni bazuar në veprimet e mëparshme dhe Microsoft thekson se sa më shumë që ta përdorni aq më tepër perfeksionohet shërbimi. Duke pasur parasysh këtë gjë, ju vetë mund të trajnoni këtë instrument duke kaluar e-mail-e në folderin Clutter.

Instrumenti i ri do të jetë i disponueshëm për përdoruesit e Outlook që nga dita e sotme, fillimisht në gjuhën angleze për përdoruesit e suitës së biznesit të cilët janë pjesë e programit të lëshimit të parë të Microsoft. Nuk ofrohen detaje se kur përditësimi do të vijë edhe për përdoruesit që nuk janë pjesë e një biznesi, por nuk do të habiteshim sikur të ndodhte shumë shpejte duke pasur parasysh përpjekjet e Google për të bërë pothuaj të njëjtën gjë: pastrimin e postës elektronike. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>