Lajmet

Microsoft sjell më në fund .NET në Open Source

Nov 17 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell më në fund .NET në Open Source

dotnet_logoBesoj se të gjithëve ju kujtohet kur Bill Gates deklaronte se Open Source ishte një virus për industrinë e teknologjisë. Por sot, nga lajmet e fundit teknologjike, duket sikur është bërë ndryshimi i madh në mendësi, dhe gjiganti Microsoft planifikon të kthejë në Open Source platformën .NET. Duket se Microsoft mendon se iniciativat open source janë zgjidhje e mirë e problemeve më të zakonshme teknologjike. Ky lajm është konfirmuar tashmë nga gazetat më në zë botërore duke marrë shkas nga deklaratat e Microsoft-it.

Për momentin, .NET është e pajtueshme kryesisht me Windows, dhe mund të gjendet në GitHub. Por, planet e kompanisë Windows planifikojnë ta bëjnë atë të pajtueshme dhe me Mac dhe Linux, duke bërë kështu të mundur që zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione në cloud me .NET në platforma të ndryshme.

Përsa i përket detajeve të këtij lajmi, planifikohet që të kthehet në open source pjesa më e madhe e server side .NET core stack duke përfshirë ASP.NET, kompiluesin .NET, Frameworkun, Libraritë etj, por këtu nuk përfshihet client-side .NET. Megjithatë, .NET mbetet një ndër gjuhët më të rëndësishme të programimit dhe dalja në open source duket si një ide e shkëlqyer dhe shumë e vlefshme për programuesit.

Pritet që .NET siç u përmend më lart, të përdoret dhe në Linux dhe Mac OS X. Microsoft planifikon të bashkëveprojë me Xamarin, i cili ka eksperiencë në nxjerrjen e platformës .NET si open source. Ky bashkëpunim duket se do të sjellë përfitime të dyfishta për kompanitë, por mbi të gjitha për botën e teknologjisë që duket sikur po i futet një epoke të re.

Gjatë prononcimit të Microsoft, ata gjithashtu lançuan versionin e fundit falas të Visual Studio që ofron akses të shpejtë në menunë e setit të Visual Studio. Ai ishte Visual Studio Community 2013 dhe erdhi pas eventit Microsoft’s Connect (), ku u lançua një preview i Visual Studio 2015 dhe .NET 2015. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>