Lajmet

Microsoft sjell mundësinë e kryerjes së kërkimeve në Bing në formë bisede

Aug 14 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell mundësinë e kryerjes së kërkimeve në Bing në formë bisede

screen-shot-2014-08-13-at-9-33-15-pmNganjëherë kur jeni duke kërkuar një përgjigje nga një makinë e kërkimit, kjo e fundit sjell vetëm pyetje të tjera. Për këtë gjë ka qenë duke u angazhuar kompania Microsoft kohët të fundit. Gjiganti i kërkimit lëshoi një veçori të re për Bing gjatë të mërkurës që iu mundëson përdoruesve që të kenë një formë bisede me makinën e kërkimit, në vend se vetëm të kërkojnë për pyetje të rastit.

Për shembull, nëse shkruani “kush është president i Shteteve të Bashkuara” në gjuhën angleze, ju do ta merrni përgjigjen “Barack Obama”. Më pas, nëse dëshironi më tepër informacione, ju mund të shkruani në kutinë e kërkimit, “sa i gjatë është ai” dhe Bing do ta dijë që jeni duke folur për presidentin dhe kjo makinë do të ju përgjigjet me “Gjatësia e Barack Obama-s, 6 fit, 1 inç”.

“Për të gjitha llojet e kërkimit, Bing ju lejon që të bëni një pyetje sikur që e pyesni një shok,” shkroi në një postim në blog udhëheqësi i zhvillimit në Skuadrën e Përshtatshmërisë në Bing, Yan Ke. “Duke kombinuar të kuptuarit në biseda me depon tonë me njohuri që përmban informacione për miliarda njerëz, vende dhe gjëra, ju mund të zhyteni dhe të mësoni më tepër rreth një teme ose një interesi.”

Bisedat në Bing nuk janë sikur ato që janë në ndihmësin me zë Cortana për Windows Phone 8.1, por janë një hap drejt atij drejtimi. Sikur Siri i Apple-it, Cortana është një sistem i avancuar i zërit për marrjen e diktimeve, shikimin e gjërave dhe hapjen e aplikacioneve. Duke lëshuar bisedat në Bing, duket që Microsoft është duke synuar që përfundimisht të sjell përvoja të ngjashme si në desktop, ashtu edhe në pajisje mobile. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>