Lajmet

Microsoft sjell ndryshime në Windows 8

May 20 2012
0 Shpërndarje
Microsoft sjell ndryshime në Windows 8

Microsoft ka njoftuar se ka bërë ndryshime të mëdha në ndërfaqen e përdoruesit në desktop të Windows 8, që përfshinë largimin nga Aero Glass – që ishte paraqitur së pari me Windows Vista. Sipas ndërmarrjes, kjo nënkupton ndryshimet vizuale që përfshijnë “palosje sipërfaqesh, largim të pasqyrimeve dhe largimin e pjerrtësive penguese.”

Me gjithë ndryshimet në ndërfaqe, ndërmarrja nuk duket se është e brengosur rreth çështjes së “aftësisë për mësim”. Në vend të kësaj, Microsoft beson që me pak ndihmesë  përdoruesit do të përshtaten shumë shpejt me sistemin e ri operativ. “Ne do t’i ndihmojmë njerëzit në hapat e duhur,” shpjegoi ndërmarrja në një postim në blog, “dhe kemi besim që njerëzit shpejt do t’i kuptojnë modelet e reja si natyrë e dytë.”

Derisa Microsoft pranon se ka pasur disa probleme gjatë përdorimit me disa gjestikulacione të caktuara në Consumer Preview, ndërmarrja thotë që ky nuk është një problem me kontrollin e përdoruesit, por defekti ka të bëjë me gjendjen e hershme të sistemit operativ – ndërtimet e brendshme tashmë janë përmirësuar dukshëm, kështuqë me lansimin e Release Preview muajin e ardhshëm do të kemi një Windows 8 shumë më të lehtë për përdorim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>