Lajmet

Microsoft sjell së shpejti thirrjet me video dhe zë nga Skype edhe për shfletuesit

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell së shpejti thirrjet me video dhe zë nga Skype edhe për shfletuesit

skypwin8_640.0Microsoft ka zbuluar një version beta të Skype për Ueb-in, një version i ri i shërbimit të saj të thirrjeve me video dhe zë dizenjuar për shfletuesit. Gjiganti i softuerit ngadalësisht ka sjellë Skype për në Ueb, përmes shërbimit të tij Outlook.com, por versioni beta i sapo lançuar do të funksionojë në të gjithë shfletuesit modern si Internet Explorer, Chrome, Firefox, dhe Safari pa qenë nevoja e përdorimit të Outlook.com. “Në po e bëjmë Skype për Ueb të disponueshëm për një numër të vogël të përdoruesish” shpjegoi menaxheri i marketingut të këtij produkti, Jonathan Watson.

Skype për Ueb do të funksionojë direkt nga Skype.com, dhe Microsoft ka në plane të përfitojë nga avantazhi që ofrojnë API-të e WebRTC (Web Real Time Communication – Komunikimi në kohë reale në ueb) për të aktivizuar thirrjet me zë, video, dhe shkëmbimin e mesazheve nga shfletuesi në shfletues në të ardhmen. Tani për tani, një shtojcë do të kërkohet derisa versioni WebRTC të jetë i disponueshëm. Ky është një standard uebi në rritje i cili është mbështetur nga Google, Mozilla, Microsoft dhe shumë kompani të tjera.

Lëvizja e Microsoft është shumë e rëndësishme, teksa më shumë se 300 milionë individë e përdorin Skype, dhe sjellja e këtij shërbimi në ueb me anë të WebRTC në të ardhmen do të bëjë të mundur që pajisje të tilla si Chromebook më në fund të mund të aksesojnë Skype. Microsoft thotë se Skype për Ueb do të jetë i disponueshëm për një numër të vogël testuesish në javët në vazhdim, dhe më pas një lëshim gradual në të gjithë botën do të pasojë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>