Lajmet

Microsoft sjell shfletuesin Edge në Android dhe iOS

Oct 5 2017
0 Shpërndarje
Vlen të theksohet se Microsoft nuk ka për të sjellë motorin e tij të pasqyrimit në këto platforma. Përkundrazi do të mbështetet në WebKit në iOS dhe Blink në Android Microsoft sjell shfletuesin Edge në Android dhe iOS

Ndërsa Microsoft ende vijon të zhvillojë versionin mobil të Windows 10-ës, nuk përbën aspak lajm fakti se kompania ka hequr dorë thuajse plotësisht nga ekosistemi mobil.

Microsoft nuk i mbetet opsion tjetër vetëm të të pranojë humbjen dhe të dërgojë aplikacionet e kompanisë në platformat rivale të Android dhe iOS.

Kjo është ajo çfarë kompania ka bërë vitet e fundit ndërsa sot tha se edhe shfletuesi Edge do të mbërrijë së shpejti në Android dhe iOS.

Kompania gjithashtu do të ribrandojë Arrow Launcher për Android në Microsoft Launcher.

Edhe pse beteja në botën e harduerit mobil dhe sistemeve operative duket e humbur për Microsoft, kompania ka nevojë për një prezencë në platformat rivale nëse nuk do të humbasë edhe dominimin në desktop.

Edge dhe Microsoft Launcher janë dy themele me rëndësi të strategjisë së Microsoft.

Me shfletuesin Microsoft premton më shumë sinkronizim mes desktopit tuaj dhe telefonit mobile.

Aktualisht të dy versionet e Edge për iOS dhe Android janë versione eksperimentale dhe duhet të regjistroheni që ti provoni. Versioni Android do të jetë i disponueshëm në beta përmes Play Store ndërsa ai iOS përmes Testflight.

Vlen të theksohet se Microsoft nuk ka për të sjellë motorin e tij të pasqyrimit në këto platforma. Përkundrazi do të mbështetet në WebKit në iOS dhe Blink në Android.

Sa i takon lançuesit, Arrow Launcher është një aplikacion mjaft i fuqishëm i cili integrohet lehtësisht me të gjitha aplikacionet e Google. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>