Lajmet

Microsoft sjell tastierë për orët e mençura me Android Wear

Oct 12 2014
0 Shpërndarje
Microsoft sjell tastierë për orët e mençura me Android Wear

asasMicrosoft me nxitim muajin e kaluar lëshoi aplikacionin e ri OneNote për Android Weard dhe kompania tani është duke i mbështetur orët e Google me një tastierë të re. E lëshuar si prototip për Android Wear, “tastiera analoge” e kompanisë Microsoft ju ndihmon në futjen e tekstit duke shkruar shkronja me dorë në një ekran të orës së mençur.

Tastiera mbështet ekranet katrore me rezolucionin 320 x 320 dhe Moto 360 dhe ju mund të vizatoni shkronja, madje edhe ato të posaçmet, si dhe numrat, duke mos pasur nevojë që të paguani.

Ideja e një tastiere në orë është ende gjë e cila nuk iu pëlqen të gjithëve. Minuum dhe të tjerët kanë provuar me alternativat e tyre, por futja e informacionit për zërin është shumë më superiore dhe më e lehtë në përdorim. Google ende nuk ka ndërtuar tastierën e vet për Android Wear, por ky me gjasë do të mund të ishte treg i duhur për diçka që punon mirë. Pas të gjithave, janë disa situata ku nuk dëshironi të bërtisni në kyçin e dorës suaj për të naviguar dhe kërkuar në Android Wear.

Tastiera nga Microsoft është në dispozicion për t’u shkarkuar që tani, por ndiqni udhëzimet me kujdes nëse jeni posedues i një ore Moto 360 pasi që mungesa e USB-së e bën procesin e instalimit pak më të vështirë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>