Softuer

Microsoft sjell Vista Service Pack 2 Beta

Oct 26 2008
0 Shpërndarje
Microsoft sjell Vista Service Pack 2 Beta

Gjigandi softuerik Microsoft po përgatit një azhurnim madhor për sistemin e tyre oprativ, Vista.Vista-logo Kompania ka konfirmuar se Windows Vista Service Pack 2 do të hyjë në fazën beta testuese gjatë kësaj jave, ndërsa më pas do të shpaloset edhe data kur do të bëhet paraqitja për publik. Siç është spekuluar më herët gjatë kësaj jave, Vista Service Pack 2 do të përfshijë të gjitha arnimet e lëshuara që prej paraqitjes së Service Pack 1, së bashku me disa përmirësime të reja që janë të drejtuara për përkrahje të harduerit të ri dhe standardeve teknologjike. Më të theksuarat janë:

  • Shpalosja e Windows Search 4.0, për të cilën thuhet se do të përshpejtojë kërkimin dhe do të sjellë përshtatje më të mirë të fjalëve kyçe.
  • Shtesa e re për Bluetooth 2.1, që do të përkrahë teknologjinë e re e cila do të paraqitet së shpejti.
  • Aftësia e shtuar për të incizuar të dhëna në disqe Blu-ray drejtpërsëdrejti nga sistemi operativ.
  • Setup të përmirësuar për WiFi me, ndryshime ndaj Windows Connect Now. Vegla për konfigurimin e rrjeteve të Vista është konfiguruar për të detektuar dhe për të konfiguruar më mirë pajisjet wireless.
  • Sinkronizim më të mirë të skedarëve me përkrahje të re për skedarët sistemor exFAT, që mundëson përkrahje për UTC timestamps.VistaOS

Beta testuesit e Microsoft që janë anëtarë të Programit për Adoptim të Teknologjisë do të marrin Service Pack të ri më 29 tetor. Microsoft thekson se data finale për lëshim do të përcaktohet në bazë të vlerësimeve të marra dhe në bazë të ndryshimeve që kërkohen gjatë periudhës testuese. Azhurnimi eventualisht do të jetë i gatshëm edhe për konfigurimet standarde të Vista dhe për sistemet që punojnë në Windows Server 2008.

Versioni i ri Vista Service Pack 2 arrin në mesin e një muaji të ngarkuar për Microsoft. Kompania është duke u përgatitur për Konferencën e Zhvillueseve Profesionalë që do të mbahet gjatë javës së ardhshme, për të shpalosur sistemin e saj të ardhshëm Windows 7. Microsoft gjithashtu është ngutur të lëshojë një shtojcë emergjente për të gjithë përdoruesit e Windows 2000, XP dhe Server 2003.

Lajmet e fundit>