Microsoft skanon mesazhet e përdoruesve në Skype

May 22 2013
0 Shpërndarje
Microsoft skanon mesazhet e përdoruesve në Skype

Microsoft ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes përsa i përket privatësisë në Skype. Së fundmi, raportohet nga Ars Technica se kompania skanon mesazhet e dërguara në Skype për arsye sigurie.

Përmbajtja e mesazheve skanohet rregullisht përgjithësisht për të parë nëse ka shenja mashtrimi. Se çfarë ndodh më pas me informacionin që vjen nga këto skanime – pra, nëse ruhet për një kohë të papërcaktuar apo nëse fshihet, nuk dihet ende.

I njëjti konstatim është raportuar edhe nga The H Security javën e kaluar.

“Skype përdor skanimet automatike brenda mesazheve që shkëmbehen në të për të identifikuar mesazhe të padëshiruara apo adresa uebfaqesh që janë klasifikuar si spam, phishing apo si faqe mashtruese,” u shpreh zëdhëndësi i Microsoft-it James Blamey.

H Security raporton se kompania e anashkalon skanimin e linqeve të sigurta, pra ato të tipit HTTPS, pasi zakonisht këto URL lidhen me faqe të sigurta dhe jo me faqe spam.

Gjithsesi, ky zbulim nga Ars si dhe nga një kërkues i pavarur sigurie, Ashkan Soltani, ngre disa pyetje serioze lidhur me privatësinë e komunikimeve në Skype.

Për më tepër, në një kohë kur Microsoft-i ka sulmuar Google-in përmes fushatës së marketingut “Scroogled” ku e akuzon atë për skanim të e-maileve në Gmail dhe përdorimin e tyre për qëllime reklamash. Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Solvani shprehet se përdoruesit nuk duhet të presin që bisedat e tyre në Skype janë private. (PCWorld Albanian)

skype

Lajmet e fundit>