Lajmet

Microsoft sponsorizon konkursin e parë të teknologjisë (Hackathon) për femra

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Microsoft sponsorizon konkursin e parë të teknologjisë (Hackathon) për femra

Microsoft hackathlonMë herë këtë javë Microsoft lajmëroi se Imagine Cup 2013 do të ketë dy kategori shtesë të krijuara posaçërisht për problemet të lidhura me gratë.

Këtë javë Microsoft vazhdon të inkurajojë femrat në fushën e teknologjisë duke sponsorizuar Hackathon-in e parë ndërkombëtar për femra.

Në një blog të kompanisë, Rane Johnson-Stempson nga Microsoft Research shkruan se pse kompania do të ndihmojë në këtë fushë. Ajo thotë se ka dëgjuar nga shumë ferma të shpreshin dëshirën për tu futur në konkurse teknologjie.

Hackathon-i do të fillojë që të premten e deri të dielën në një numër të ndryshëm shkollash në të gjithë botën. Femrat që do të hyjnë në konkurs do të duhet të krijojnë aplikacione mobile, uebi si dhe lojra të cilat u adresohen probemeve të grave. Një nga temat e Hackathon-it do të jetë krijimi i mënyrave për të luftuar trafikimin e femrave.

Qeveria amerikane i fton hakerët në “Ditën e Hakimit Qytetar”

Johnson-Stempson thotë se gjatë kohës që interneti përdoret nga persona që janë të përfshirë në këto aktivitete të paligjshme, pjesëmarrëseve të Hackathon do u kërkohet të gjejnë zgjidhje për këto probleme si dhe tu mësojnë femrave më të reja në moshë si të mos bien preh e këtyre situatave. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>