Lajmet

Microsoft, Spotify, The Echo Nest bashkohen për krijimin e aplikacionit MixShape

Mar 27 2013
0 Shpërndarje
Microsoft, Spotify, The Echo Nest bashkohen për krijimin e aplikacionit MixShape

Tre kompani të rëndësishme Microsoft, Spotify dhe kompania e muzikës inteligjente The Echo Nest janë bashkuar për të ofruar një mënyrë të re për menaxhimin e listave të këngëve si në shfletues po ashtu dhe nëpërmjet Spotify.

Në fillim të kësaj jave është dhënë lajmërimi për lançimin e aplikacionit MixShape, i cili i mundëson përdoruesve kalimin e 300 këngëve nga Spotify dhe më pas realizon organizimin e tyre edhe nga ana vizuale.

MixShape analizon të gjitha këngët dhe krijon një kolazh duke siguruar vendosjen optimale të tyre. Kjo e fundit varet nga gjendja emocionale që përdoruesi përzgjedh e cila është e limituar në këto versione: romancë, party, punë, ushtrime fizike.

Prania e Microsoft në këtë bashkëpunim do të thotë se MixShape është dizajnuar për të funksionuar në pajisjet me ekran me prekje që kanë sistem Windows 8.

Kjo s’do të thotë që nuk mund të funksionojë me shfletuesit apo sistemet e tjera operative thjesht përdoruesi nuk do mundet të përjetojë të njejtat efekte vizuale.

MixShape lejon gjithashtu eksportimin e listave të këngëve të organizuara në Spotify. Ky shërbim mund të aksesohet kudo ku Spotify është i disponueshëm. (PCWorld Albanian)

MIXSHAPE

Lajmet e fundit>