Softuer

Microsoft stopon programin kundër piraterisë së Office

Dec 30 2010
0 Shpërndarje
Microsoft stopon programin kundër piraterisë së Office

Ed Bott, blogeri i ZDNet raportoi i pari këtë lëvizje të Microsoft-it pasi dikush i kishte treguar atij një dokument nga faqja e kompanisë.

Ky dokument i datës 17 dhjetor, shprehte se Office Genuine Advantage (OGA) “ka dal në pension” por nuk ofronte asnjë shpiegim se pse. Për ti kthyer përgjigje një e-maili me pyetje, një zëdhënëse e Microsoft shtoi se “programi i shërbeu qëllimit dhe prandaj ne vendosëm ta pezullojmë atë”.

OGA i dal në 2007 për tu përdorur me Office XP ishte rruga e zgjedhur nga Microsoft për të ndarë falsifikimet nga kopjet legjitime të programit të tyre. Në 2006 Micrtosoft kishte kufizuar shkarkimin e tamplates nga përdoruesit e edicionit legjitim të Office, pastaj në fillim të 2007 ata bën të mundur shkarkimin e tyre me anë të provës së legjitimitetit të kopjevë te Office me OGA duke përdorur sitin e Office Update që tashmë është mbyllur.

Në 2008 Microsoft shtoi dhe komponentin e njoftimit të OGA i cili bezdiste përdoruesit e kopjeve të fallsifikuara në mënyrë që të blenin Office. Microsoft nuk donte të fliste më shumë për arsyet që e shtynë të hiqte OGA dhe zëdhënsia tha vetëm: “duke parë përkushtimin tonë kundra piraterisë, ne po bëjmë disa investime të reja që do të na lejojnë të angazhohemi me klientët dhe të ndihmojmë viktimat e mashtrimeve”. Ajo nuk tha gjë se cili është plani i ri që Microsoft ka në mend të adaptojë.

Të gjithë linket që të çonin drejt OGA u çaktivizuan, ata tashmë të cojnë tek faqa e parë e Microsoft për Windows 7. Gjithesesi pronarët e Office përsëri duhet të futin kondin me 25 karaktere për të sprovuar kopjen e tyre pas instalimit. Kopjet fallco që janë gjetur deri tani do të futen në ”stadin e funksionalitetit të reduktuar” që i kufizon ata dhe  u nxjerr lajmërime bezdisëse në ekran. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>