Harduer

Microsoft Surface lansohet vetëm me Wi-Fi

Jun 26 2012
0 Shpërndarje
Microsoft Surface lansohet vetëm me Wi-Fi

Edhe pse përfshirja e lidhjes së të dhënave me celularë për Surface duket e mundshme, Bloomberg njofton se, konsumatorët tani do të kenë mundësi të blejnë tabletët me Wi-Fi. Problemi duket se ka të bëjë me mungesën e specifikave. A do ta dëmtojë kjo tabletin Surface? Shumica e teknikëve nuk mendojnë kështu. Por duhet të pranojmë se mungesa e një karakteristike duket shumë keq për një tablet të tillë kaq të fuqishëm. Madje thuhet se tableti Surface do të vij me dy çmime të ndryshme: 599$ dhe 999$.

Modeli më i lirë, ai 599$ “Surface për Windows RT” pritet të përfshijë një Tegra 3 dhe Windows RT, dhe një procesor ARM të bazuar në Windows 8. Tek 999$, “Surface për Windows 8 Pro”, do të përfshijë një procesor Ivy Bridge, por që është pak më i trashë, ndryshe nga tabletët tjerë, por ka si qëllim t’u ofrojë përdoruesve një përvojë të plotë si në PC.

Megjithatë, me këto çmime, shitja mund të jetë shumë e vështirë në krahasim me tabletët tjerë, aparatet apo prodhimet që tashmë janë të përfshira në tregun e zakonshëm. iPad 3 me ekran Retina ka një çmim më pak se 500$, për të mos përmendur se tabletët Android janë nën 400$. Gjithashtu, modelet e Windows 8 Pro, bien në “territorin” e MacBook Air, një sfidë tjetër e vështirë për të në treg. Ky model, goxha i mirë, duket se konkurron fuqishëm ndaj Ultrabookëve, por shumë prej tyre kanë një çmim akoma më të lirë, rreth 699$-799$.

Pyesni veten se kur do të lansohet Surface? Të gjithë pyesin një gjë të tillë. Gjatë prezantimit të pajisjes së Microsoft, kompania deklaroi se modelet Windows 8 Pro do të shfaqeshin në treg rreth 3 muaj pas versionit Windows RT. Sigurisht, Surface është në anën e shtrenjtë, por Microsoft ka arritur të krijoj një përshtypje shumë të mirë rreth tabletit. Kompania mund të ketë diçka speciale në duart e veta, por ne thjesht duhet të presim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>