Harduer

Microsoft Surface Pro së shpejti do të jetë i disponueshëm në 19 shtete të tjera

Apr 24 2013
0 Shpërndarje
Microsoft Surface Pro së shpejti do të jetë i disponueshëm në 19 shtete të tjera

Pas disa muajve në heshtje Microsoft më në fund zyrtarizoi planet e zgjerimit të tregut për tabletët Surface të prodhuar nga kompania.

Sipas një postimi në blogun e Surface, Surface Pro do të lançohet para përfundimit të muajit maj në Australi, Austri, Belgjikë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hong-kong, Irlandë, Itali, Luksemburg, Zelandën e Re, Hollandë, Norvegji, Portugali, Spanjë, Suedi, Zvicër dhe në Britaninë e Madhe.

Do të lançohet gjithashtu në Kore, Malajzi, Rusi, Singapor dhe Tajlandë para përfundimi të muajit qershor.

Kompania ka hasur probleme që prej fillimit të lançimit të kësaj pajisjeje pikërisht në muajin shkurt të këtij viti. Përsa i përket ofrimit të Surface RT kompania ka qenë më aktive në muajt e fundit duke e bërë atë të disponueshëm në shtete të ndryshme.

Surface Pro është pjesëtari i dytë i familjes së tabletëve të Microsoft Surface. Ai disponon një procesor me Inter core i5, bateria e tij reziston mesatarisht deri në 4 ose 5 orë dhe çmimet janë përkatësisht për modelin 64 GB 899 $, ndërsa për modelin 128 GB 999 $.

Fillimisht Microsoft pati probleme me plotësimin e gjithë kërkesës konsumatore për modelin 128 GB, por në postimin e sotëm grupi krijues i Surface u shpreh se të gjitha problemet lidhur me furnizimin janë zgjidhur. (PCWorld Albanian)

microsoft surface pro

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>