Lajmet

Microsoft surprizon përsëri, Office Suite do të vijë falas në smartfonë

Nov 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft surprizon përsëri, Office Suite do të vijë falas në smartfonë

Microsoft1-articleLargeKompania Microsoft kohët e fundit ka qenë shumë aktive në treg. Këtë herë ajo ka lajmëruar se paketa Office Suite do të vijë në versionin Office Suite Mobile, posaçërisht për smartfonët dhe mbi të gjitha do të jetë falas.

Paketa Office, e cila përfshin Word, Excel dhe PowerPoint, u lëshua për herë të parë në vitin 1990 duke gjeneruar gati një të tretën e të ardhurave të Microsoft gjatë një viti fiskal, gati 26 milionë dollar. Por si një pjesë e ndryshimeve strategjike që kompania ka marrë kohët e fundit përsa i përket teknologjisë, ajo lajmëroi të enjten se do të sjellë një version të Office për smartfonë. Ky softuerë, i cili do të ofrohet falas në iPad, iPhone dhe Android, do mund të kryejë detyrat më kryesore që njerëzit zakonisht kryejnë dhe në versionin për kompjuter të Office. Kjo lëvizje e Microsoft po monitorohet kryesisht nga shefi ekzekutiv Satya Nadella.

Për shkak të uljes së shitjeve të kompjuterëve edhe Office ka kaluar periudha të vështira duke bërë që numri i të ardhurave të bjerë. Ndaj kompania ka menduar se duke filluar që tani njerëzve nuk u duhet posaçërisht një kompjuter, por mund ta përdorin Office dhe nga smartfoni i tyre, pasi dihet që në ditët e sotme “kompjuteri” më i përdorshëm është smartfoni. Kjo është parë si një mënyrë për të rritur numrin e përdoruesve të Office. Gjithashtu kjo do të ndihmojë në uljen e numrit të atyre që mundohen ta kenë këtë paketë në mënyra pirate ilegale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>