Harduer

Microsoft: Tablet Surface Pro me 128 GB mbërrijnë të shtunën

Feb 14 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: Tablet Surface Pro me 128 GB mbërrijnë të shtunën

Nëse jeni në kërkim për të blere Surface Pro të Microsoft me 128 GB memorie, mund të keni fat në një dyqan Microsoft ose Best Buy në fund të javës.

Një zyrtar i Microsoft tha në Twitter se kompania do të dergoje më shumë modele 128 GB të tabletit të saj Surface Pro në dyqanet Microsoft dhe Best Buy të shtunën. Informacioni erdhi nga Panos Panay, zëvendës president i korporatës Microsoft, përgjegjës për linjën Surface.

Microsoft është gjithashtu duke dërguar më shumë modele 64 GB për dyqanet Best Buy, Staples dhe Microsoft (si ato fizike dhe online), por ky version ka qenë përgjithësisht më i lehtë për tu gjetur.

Tani për tani, dyqani online i Microsoft liston Surface Pro 128 GB si “nuk ka gjendje”, si dhe të padisponueshëm për dërgim me postë, ndërsa versioni 64 GB nuk ka vonesa në dërgimin me postë. Mbulesa e zezë me prekje për Surface Pro është gjithashtu pa gjendje në magazinë, por ngjyrat e tjera janë në dispozicion. Mbulesa e llojit Cover, i cili ka butona mekanike, tregon se nuk ka vonesa transporti.

Faqja Best Buy ju lejon të shtoni Surface Pro në “karrocën tuaj” të blerjeve, por thotë se të dyja kapacitetet e memories janë “të padisponueshëm për tu derguar me postë”. Mundësia e vetme është të shkosh ta marrësh vetë në dyqan, por shumë dyqane e listojnë Surface si të padisponueshëm.

Windows RT vs Windows 8 Pro: Zgjidhni tabletin e duhur për punë

Faqja e Staples liston Surface Pro si “ska gjendje” dhe nuk ju jep mundësinë ta shtoni produktin në “karrocë tuaj” të blerjeve.

Është e paqartë se çfarë është duke shkaktuar problemet e furnizimit. Siç raporton ZDNet, Microsoft shprehet se është “i kënaqur që kërkesa për Surface Pro është kaq e lartë”, dhe se fokusi i tij është “të marrë njësitë Surface dhe ti postojë tek klientët sa më shpejt të jetë e mundur.”

Microsoft thotë se kërkesa është e lartë, por nuk ka njoftuar shifra të shitjeve, si për Surface Pro ashtu dhe per Surface RT. (PCWorld Albanian)

Surface Pro

Tags >

Surface
Lajmet e fundit>