Biznes

Microsoft të blej Yammer për 1 miliard dollarë

Jun 15 2012
0 Shpërndarje
Microsoft të blej Yammer për 1 miliard dollarë

Ndërmarrja e softuerit për biznes, Yammer, ka pranuar të blihet nga ndërmarrja Microsoft për më tepër se 1 miliard dollarë, raporton Wall Street Journal, duke cituar një person që është i familjarizuar me çështjen.

Nuk ishte e sigurt se kur marrëveshja do të përfundonte dhe lajmërohej formalisht, tha Journal.

Yammer, me bazë në San Francisko, nuk pranoi që të komentoj, derisa Microsoft nuk u arrit që të komentonte në lidhje me këtë jashtë orëve të rregullta të punës në Shtetet e Bashkuara.

Yammer, filloi punën në vitin 2008, duke ofruar shërbime për rrjete sociale për ndërmarrje, ka arritur të më tepër se 142 milionë dollarë në të ardhurat financiare.

Kjo ndërmarrje thotë që llogarit më tepër se 80 përqind të pasurisë së ndërmarrjeve të Fortune 500 si klientë dhe mbështetet nga bashkëthemeluesi i PayPal, i cili poashtu kishte investuar edhe në Facebook, Peter Thiel. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>