Lajmet

Microsoft: Të gjitha pajisjet me Lumia Windows Phone 8 do të kalojnë në Windows 10

Nov 14 2014
0 Shpërndarje
Microsoft: Të gjitha pajisjet me Lumia Windows Phone 8 do të kalojnë në Windows 10

lumia_830_microsoftMicrosoft synon të shmangë përsëritjen e gabimive: kompania e ka bërë një premtim publik që të gjitha pajisjet Nokia Lumia Windows Phone 8 do të përditësohen në versionin mobil të Windows 10 kur të lëshohet. Duke iu përgjigjur një pyetjeje të një konsumatori në lidhje me këtë temë, Microsoft cicëroi në Twitter se: “Ne planifikojmë të përditësojmë të gjitha pajisjet Windows Phone 8 në Windows 10 në të ardhmen.” Sistemi i ardhshëm madhor i kompanisë Microsoft mbetet ende në fazat e hershme të zhvillimit, kështu që kompania nuk është duke treguar hollësi se kur do të vijë përditësimi.”

Ende, konfirmimi i drejtpërdrejtë duhet t’iu mundësojë poseduesve të Lumia-s që të marrin frymë më lirshëm dhe ta dinë që historia nuk do të përsëritet. Microsoft “tërboi” bazën e vet të vogël, por besnike të përdoruesve të Windows Phone 7 kur tregoi që pajisjet ekzistuese nuk do të mund të përdorin sistemin Windows Phone 8 në vitin 2012. Kjo ishte kryesisht për shkak të një ndryshimi të rëndësishëm në bërthamën e softuerit, por shpjegimi teknik nuk bëri edhe aq për ta zbutur plagën. Ndryshimet mes Windows Phone 8 dhe Windows 10 në esencë nuk janë edhe aq të mëdha, kështu që mund të mos presim edhe aq shumë ndërprerje. Sidoqoftë një premtim që çdo Lumia që përdor Windows Phone 8 do të përdor softuerin më të fundit të kompanisë Microsoft është ende i mirëseardhur për t’u dëgjuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>