Lajmet

Microsoft të hënën, paraqet versionin e ri të Office

Jul 14 2012
0 Shpërndarje
Microsoft të hënën, paraqet versionin e ri të Office

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Steve Ballmer, pritet të bëjë lajmërimin e detajeve të verisonit të ardhshëm të platformës produktive Microsoft Office ditën e hënë, raporton USA Today, duke i dhënë publikut paraqitjen e parë të shkurtër të një produkti që për një kohë të gjatë po përgatitet në fshehtësi.

Microsoft e ka quajtur versionin e ri “Office 15”, por të hënën me siguri që do ta njohim si Office 2013, duke supozuar që Redmond i bashkohet një marrëveshjeje.

Deri më tani, vetëm “një grup i përzgjedhur i konsumatorëve” kanë provuar platformën e re, përgjatë një programi teknologjik të vëzhgimit që filloi në janar dhe atë vetëm nën një marrëveshje kufizuese.

Së shpejti këtë mundësi do ta kemi të gjithë, pasiqë Microsoft ka premtuar për një version testues gjatë verës së këtij viti.

Deri më tani, ajo se çfarë mund të përfshihet vetëm sa mund të supozohet, pasiqë nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Ne e dimë që Microsoft planifikon ta shpërndajë një version të Office për procesorët ARM që përdorin Windows RT, por nuk e dimë nëse ai të do ketë të njëjtën ndërfaqe të përdoruesit ose do të përfshijë të gjitha veçoritë e versionit x86. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>