Press

Microsoft të lansoj rreth 350 milionë pajisje me Windows 7

May 22 2012
0 Shpërndarje
Microsoft të lansoj rreth 350 milionë pajisje me Windows 7

Microsoft, deklaroi sot se po planifikon që gjatë këtij viti të lansoj në treg rreth 350 milionë pajisje që operojnë me sistemin operativ Windows 7.

Ky lajm vjen në momentin kur Microsoft, po bënë përgatitjet përfundimtare për të paraqitur versionin final të sistemit operativ Windows 8, që pritet të lansohet gjatë muajit tetor.

Nëse arrihen synimet e Microsoft për të lansuar një numër kaq të madh pajisjesh më sistemin operativ Windows 7 “kjo njëherit e bënë Windows njërin prej sistemeve operative më të popullarizuar në treg,” thotë shefi ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer.

Windows 8 do të jetë testi i parë serioz i kompanisë në tregun aktual për tabletë, dhe do të funksionoj në pajiset e bazuara në ARM. Me
ndërfaqen e re “Metro” të projektuar për pajisjet me prekje, kompania shpreson t’i marrë një pjesë të tregut liderit aktual Apple.

Kompania hulumtuese IDC, thotë se falë Windows 8,  ne besojmë që dërgesat globale të kompjuterëve do të thyejnë shifrat e deritanishme, dhe do të rriten për 5 për qind gjatë vitit 2012, në krahasim me vetëm 1.8 për qind sa ishin vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>