Lajmet

Microsoft të lansoj Visual Studio 11

May 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft të lansoj Visual Studio 11

Microsoft ka bërë të ditur se përveç lansimit të sistemit të ri operativ Windows 8, do të lansoj edhe një sistem të ri Open Source për shfrytëzuesit e vet. Softueri në fjalë quhet Visual Studio 11, detajet e së cilit kompania i publikoi këtë muaj.

Në veçanti ky produkt ka pamjen e versionit të produktit të kaluar, i cili përdorej shumë nga zhvilluesit për të krijuar aplikacione për desktop, por tani nuk do të ofrojë më përkrahjen për aplikacionet desktop por do të shërbejë vetëm për të zhvilluar aplikacione Metro.

“Visual Studio 11 Express” për Windows 8 ofron vegla për ndërtimin dhe zhvillimin e aplikacioneve Metro. Për të krijuar një aplikacion desktop kërkohet përdorimi i Visual Studio 11 Professional ose një versioni më të ri. Por, duhet theksuar se Visual Studio Professional ka një çmim goxha të shtrenjtë, që shkon në 499$. Gjithashtu, Visual Studio 2010 do të jetë ende i disponueshëm për shkarkim pa pagesë nga Interneti por që do të ketë shumë mangësi për dallim nga Visual Studio 11.

Ekziston dhe një version tjetër i quajtur Visual Studio 11 Express për Ueb që do të fokusohet kryesisht në Ueb faqet e ndërtuara në HTML dhe JavaScript. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>