Lajmet

Microsoft do të mbajë të gjallë Skype klasik edhe për ca kohë

Aug 7 2018
0 Shpërndarje
Skype 8 u prezantua vitin e kaluar si një dizajn i ri mobil inspiruar nga trendet e Facebook dhe Snapchat dhe kritikat ishin të shumta. Microsoft do të mbajë të gjallë Skype klasik edhe për ca kohë

Muajin e kaluar Microsoft lajmëroi se do të mbyllte versionin desktop të Skype 7.0, i njohur ndryshe edhe si Skype klasik.

Në Shtator bizneset dhe përdoruesit duhej të kalonin në versionin e ridizajnuar të Skype 8.0.

Skype 8 u prezantua vitin e kaluar si një dizajn i ri mobil inspiruar nga trendet e Facebook dhe Snapchat dhe kritikat ishin të shumta.

Por në një forum të Microsoft, një përfaqësues i gjigantit të softuerit tha se kishin ndryshuar planet e kompanisë.

Edhe pse Microsoft ka vendosur ti zgjasë jetën, strategjia e egër e kompanisë për kalimin në Skype 8 do të vijojë.

Duke dëgjuar feedbackun e përdoruesve, kompania është përpjekur të sjellë më të mirën e Skype 7 tek Skype 8. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>