Lajmet

Microsoft do të përditësojë shfletuesin Edge veçmas Windows 10-ës

May 3 2017
0 Shpërndarje
Ashtu si Intenet Explorer, edhe Edge merr përditësime mujore. Raportohet se ndryshimi do të hyjë në fuqi në Shtator kur Microsoft sjell përditësimin e radhës së Windows 10-ës. Microsoft do të përditësojë shfletuesin Edge veçmas Windows 10-ës Photo Source: Microsoft

Microsoft do të ndajë përditësimet e Windows 10-ës dhe shfletuesit Edge në mënyrë që tu japë zhvilluesve më shumë mundësi të rifreskimin e këtij të fundit më shumë se dy herë në vit.

“Përdoruesit më në fund do të marrin përditësimet e Edge nga Windows Store, dhe si rezultat Microsoft do të rrisë frekuencën e veçorive të reja,” raportoi Neonwin.

Që nga debutimi i Windows 10-ës në 2015-ën, shfletuesi Edge është përditësuar vetëm kur përditësohej sistemi operativ. E thënë ndryshe ka patur vetëm katër përditësime të Edge.

Ashtu si Intenet Explorer, edhe Edge merr përditësime mujore. Raportohet se ndryshimi do të hyjë në fuqi në Shtator kur Microsoft sjell përditësimin e radhës së Windows 10-ës.

Megjithatë dy vite nga ekzistenca Microsoft ende nuk ka arritur të bindë prëdoruesit se Edge është shfletuesi i duhur. Madje ka filluar të shënojë rënie ku vetëm 1 në 5 përdorues të Windows 10-ës e shfrytëzon. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>