Biznes

Microsoft të rivalizojë iTunes me shërbimin muzikor Xbox Music?

Jun 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft të rivalizojë iTunes me shërbimin muzikor Xbox Music?

Bloomberg raporton se kompania Microsoft, është duke planifikuar një shërbim muzike për Xbox që do të përfshijë transmetimin nga Spotify.

Përveç kësaj, shërbimi do të ketë funksionin e ruajtjes në “cloud”, të ngjashëm me atë të iTunes dhe Google Music. Ky shërbim do të ketë një çmim të caktuar mujor, ose vjetor.

Microsoft është duke negociuar me kompanitë më të mëdha muzikore për të drejtat e licensimit, dhe pritet që marrëveshjet të mbyllen shumë shpejt, dhe shërbimi të lansohet para përfundimit të këtij viti.

Burimet thonë se të gjithë ish përdoruesit e Zune Music do të migrohen në shërbimin e ri Xbox Music.

Duke kombinuar veçoritë më të mira në konkurrencën e këtyre shërbimeve, Microsoft kërkon ta ndërtoj një produkt digjital që do t’u mundësojë konsumatorëve të dëgjojnë muzikë në mënyrën si ata dëshirojnë. Prodhuesi i konzolës Xbox po mundohet të ndërtojë një biznes të ri, pas përpjekjeve të pasukseshme me shërbimin Zune, dhe që t’i zhvendos konsumatorët në Xbox Music.

Konsumatorët do të mund të blejnë muzikë digjitale përmes dyqaneve online, si Zune, iTunes dhe Amazon.com.

Microsoft ka qenë mjaft aktiv këtë muaj, duke paraqitur tabletin e vet dhe duke shfaqur azhurnimet për sitemin e ri operativ Windows 8. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>