Lajmet

Microsoft Teams konkurron Slack, i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Office 365

Mar 15 2017
0 Shpërndarje
Pasi lançoi shërbimin e ri Teams dhe filloi testimet me një numër të kufizuar përdoruesish, Microsoft tashmë po sjell platformën e re të bashkëpunimin dhe komunikimit për të gjithë përdoruesit e Office 365. Microsoft Teams konkurron Slack, i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Office 365

Saktësisht janë 85 milion përdorues aktivë të Office 365 të cilët përveçse se do të kenë qasje në Teams, ato do të përfitojnë edhe nga 150 integrimet nga palë të treta si Asana, Zendesk, Hootsuite e një mori opsionesh të tjera.

Ky debutim global erdhi pas një suksesi të jashzakonshëm ku Microsoft tha se plot 50,000 organizata kanë aplikuar për të provuar shërbimin.

Disa prej tyre janë Accenture, Alaska Airlines, Conoco Phillips, Deloitte, Expedia, J.B. Hunt, J. Walter Thompson, Hendrick Motorsports, Trek Bicycle dhe Three UK.

Për analistë ky ardhje e Teams është e vonuar duke qenë se Slack, Facebook Workplace dhe Atlassian Hipchat janë prej kohësh në këtë industri dhe kanë shënuar jo pak sukses.

Por në të vërtetë Microsoft po shënjestron ata përdorues të cilët prej kohësh përdorin aplikacionet e Microsoft si Excel, Word, PowerPoint, OneNote, SharePoint dhe Power BI.

Ndërfaqja e aplikacioni ngjan me shumë trendin aktual të produkteve të koordinimit të vendin e punës, ku në të majtë qëndrojnë listat e grupet e kontaktit dhe në të djathtë biseda. Microsoft ka integruar një sërë opsionesh të cilat të drejtojnë tek produkte të tjera të rëndësishme.

Për organizatat të cilat përdorin Office 365 dhe janë të intersuar për modelin e komunikimit të Slack, Teams është një opsion joshës.

Nga ana tjetër Google po shtyn Hangouts në drejtim të Slack. Megjithatë duke pasur parasysh pozicionimin dhe integrimin e Microsoft, suksesi i kompanisë me Teams nuk është një gjë e pamundur. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>