Lajmet

Microsoft Tech Update Prishtina 2009

May 13 2009
0 Shpërndarje
Microsoft Tech Update Prishtina 2009

Tech Update

 Në Prishtinë për vitin e tretë me radhë u mbajt seminari i përvitshëm një ditorë Microsoft Tech Update ku u prezantuan risitë teknologjikë të kompanisë Microsoft. Në seminar ligjëruan rreth ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë, të cilët prezantuan produktet dhe shërbimet e avancuara të Microsoft.

Ilijanco Gagovski, menagjer gjeneral për Microsoft në Maqedoni prezantoi suksesin e kompanisë dhe planet për të ardhmen. Arnaud Lheureux, inxhinier i sigurisë për Microsoft EMEA CSS prezantoi me temën “Ndërtimi i strategjive për mbrojtje të thellë” ku u prezantuan mënyrat e mbrojtjes së sistemeve nga sulmet që vijnë drejt sistemeve tuaja. Dimitar Grozdanov, Specialit i Teknologjisë për Microsoft në Maqedoni prezantoi Windows 7 për biznese si dhe përparësitë që Windows 7 ka në krahasim me Vista dhe XP.

Visar Ramajli nga kompania Cacttus në Kosovë, prezantoi SharePoint 2007. Maja Talevska dhe Ivo Trajkovski nga Login Systems së bashku me Glauk Hoxha nga Virtuo prezantuan temën Komunikimi i Unifikuar dhe Office Communicator 2007. Adriatik Nimani nga PRONET prezantoi Forefront Treat Mnagement Getaway dhe në fund të seminarit Burim Hajrizaj nga kompania Smarttech prezantoi Windows Presentation Forundation.  “Çdo vit ne mbledhim partnerët dhe konsumatorët tonë në Kosovë, të cilëve i prezantojmë teknologjitë që kemi zhvilluar dhe ato që pritet të zhvillohen në të ardhmen” deklaroi për PC World Albanian Ilijanco Gagovski, menagjer gjeneral i Microsoft në Maqedoni.

 Në seminar ishin të pranishëm mbi 200 pjesëmarrës dhe në fund disa nga pjesëmarrësit u shpërblyen me disa dhurata simbolike.

 

Lajmet e fundit>