Lajmet

“Microsoft Technology Days 2011”, mirëpriti mbi 300 pjesëmarrës

May 17 2011
0 Shpërndarje
“Microsoft Technology Days 2011”, mirëpriti mbi 300 pjesëmarrës

Agim Beka përfaqësues i Microsoft për rajonin e Kosovës, mori fjalën hyrëse dhe përshëndeti të pranishmit e seminarit “Microsoft Technology Update 2011” duke i njoftuar ata paraprakisht për agjendën e konferencës dhe për natyrën e temave që do të shtjellohen.

Në anën tjetër në seminarin e organizuar gjithashtu nga Microsoft por të quajtur ”Tech.days 2011”, audienca pati rastin që të shoh nga afër disa prej platformave zhvillimore të Microsoft dhe të dëgjojë më konkretisht detaje të prezantuara prej ekspertëve vendorë dhe të huaj.

Branko Avramovski e Ratko Mutavdzic, ligjërues të Microsoft nga rajoni i Maqedonisë prezantuan në lidhje me Qendrat e Sistemeve, gjegjësisht ndërtimin e një cloud privat. Ndërsa në seminarin tjetër, Betim Drenica e Dukagjin Maloku, një dyshe kreative, bëri prezantimin e Albanian SQL Team dhe shpalosën disa gjëra konkrete në lidhje me zhvillimin e aplikacioneve dhe programeve në nivele të ndryshme të tregut, duke shfrytëzuar zgjidhjet e Microsoft.

Prezantimet më pas vazhduan edhe me diskutimet në lidhje me “Future of Cloud”, “Cloud Data Centers”, “Developing for Windows Phone 7”, etj.

Sara Fusha, PR & Communications Manager pranë PressOffice.al që ishte kompani përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e konferencës së sotme të kompanisë Microsoft u shpreh se numri i të interesuarve ishte mjaft i madh dhe se prania e tyre në një nivel të këtillë tregon nevojën që ka tregu i Kosovës për ngjarje të këtilla.

“Konferenca pati rreth 300 pjesëmarrës dhe kjo padyshim tregon interesimin e audiencës për ngjarje të këtilla” u shpreh ajo për PCWorld Albanian. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>