Siguri

Microsoft tërheq arnimin e gabuar për Windows

Apr 26 2010
0 Shpërndarje
Microsoft tërheq arnimin e gabuar për Windows

Përditësimi MS10-025 është dizajnuar që të arnojë një lëshim në Windows 200 në sistemet që punojnë me Windows Media Services (WMS). Megjithatë, duket se ai arnim dështoi të arnojë problemin për të cilin u dizajnua që ta rregullojë.

“Shumë shkurt pasi u lëshuar përditësimi ne pranuam disa raporte se nuk ka mbrojtur kundër lëshimit për të cilin na është raportuar” u shpreh Jerry Bryant, menaxher i grupit të Microsoft për përgjigje të komunikimeve në Microsoft Security Response Center Blog.

“Në atë moment, në larguam përditësimin dhe lajmëruam konsumatorët. Arsyeja kryesore për largimin e përditësimit ishte për të ruajtur një ristartim për konsumatorët që ende nuk e kanë instaluar atë”.

Arnimi duket se është dizajnuar për të parandaluar hakerët që të marrin nën kontroll makinat e infektuara, por duket se Microsoft nuk kreu punën si duhet. “Çështja origjinale u anashkalua për shkak të fokusimit në një variant të raportit origjinal në fillim të hetimeve” pranoi Bryant.

Microsoft tha se do të lëshojë një version korrekt të arnimit gjatë kësaj jave, dhe në anën tjetër i ka këshilluar konsumatorët që përdorin Windows 2000 me WMS të instaluar, të aplikojnë këtë teknikë të postuar në këtë buletin.

Lajmet e fundit>