Lajmet

Microsoft tërheq përditësimet e Meltdown dhe Spectre për procesorët AMD

Jan 9 2018
0 Shpërndarje
Gjigandi i sistemit operativ thotë se dokumentacioni i paraqitur nga AMD nuk është i njëjtë me atë të ofruar para pak kohësh me të cilin Microsoft do të ndërtonte përditësimet. Microsoft tërheq përditësimet e Meltdown dhe Spectre për procesorët AMD

Microsoft ka ndërprerë përditësimet e sigurisë për problemet kritike Meltdown dhe Spectre që kanë prekur thuajse çdo procesor që nga 1995 deri më sot.

Kjo lëvizje erdhi pas ankesave nëpër forumet e mbështetjes nga përdorues të kompjuterave me procesorë AMD të cilët janë ballafaquar me probleme të papritura.

Microsoft fajëson dokumentacionin e AMD për problemet. Shumica e raportimeve thonin se kompjuterët nuk ndizeshin pas përditësimeve.

Gjigandi i sistemit operativ thotë se dokumentacioni i paraqitur nga AMD nuk është i njëjtë me atë të ofruar para pak kohësh me të cilin Microsoft do të ndërtonte përditësimet.

Aktualisht Microsoft ka ndaluar përditësimet për kompjuterat me procesorë AMD dhe tha se së shpejti do të ofronte një zgjidhje.

Përdoruesit e prekur u këshilluan të vizitonin sajtin e suportit të Microsoft për të rindezur kompjuterat e tyre. /PCWorld Albanian

Tags >

AMD
Lajmet e fundit>