Lajmet

Microsoft tërheq përditësimin e sigurisë pasi shkaktonte probleme softuerike

Apr 13 2013
0 Shpërndarje
Microsoft tërheq përditësimin e sigurisë pasi shkaktonte probleme softuerike

Një përditësim sigurie i lançuar nga Microsoft-i ditën e martë filloi të shkaktonte probleme për softuerët e tjerë duke bërë që kompania të merrte vendimin për ta tërhequr atë nga qendra e shkarkimeve.

Ky problem u prezantua dje në një postim në blogun e Dustin Childs, menaxher i Microsoft Trustworthy Computing.

Childs deklaron se gabimet në sistem nuk ndikojnë negativisht tek të gjithë përdoruesit e Windows dhe nuk shkaktojnë humbje të dhënash.

Megjithatë ai këshilloi të gjithë përdoruesit që e kanë shkaktuar atë përditësim ta heqin nga sistemi duke ndjekur hapat e shpjeguara në artikullin Knowledge Base që u publikua menjëherë pas identifikimit të problemit.

Përditësimi në fjalë kishte të bënte me ndreqjen e një gabimi të nivelit moderator në sigurinë e sistemit që për tu ndrequr kërkonte dikë që mund të aksesonte fizikisht kompjuterin.

Paketa e përgjithshme e sigurisë që u lançua ditën e enjte vazhdon të jetë e disponueshme, por tashmë nuk e përmban përditësimin problematik, prandaj përdoruesit e Windows që ende nuk kanë aplikuar arnimet është mirë që t’i instalojnë ato. (PCWorld Albanian)

Microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>