Lajmet

Microsoft thotë se ka parandaluar disa sulme kibernetike të hakerave të Kremlinit

Aug 21 2018
0 Shpërndarje
Të paktën dy “think tank” u vunë në shënjestër ndërsa disa domeine shfaqeshin si faqe të senatit dhe shërbimeve. Microsoft thotë se ka parandaluar disa sulme kibernetike të hakerave të Kremlinit

Sulmet kibernetike të Rusisë ndaj një grupi konservator Amerikan është parandaluar tha Microsoft.

Gjigandi i softuerit tha se hakerët për llogari të Kremlinit janë përpjekur të vjedhin të dhëna nga organizatat politike ku përfshihen Instituti Republikan dhe “think tank-et” e Institutit Hudson.

Microsoft tha pas sulmit fshihet grupi Fancy Bear.

Sulmet ishin fushata me metoda peshkimi. Grupi kishte ndërtuar kopje të rreme të uebsajteve në përpjekje për të joshur përdoruesit për të vendosur kredencialet e tyre.

Të paktën dy “think tank” u vunë në shënjestër ndërsa disa domeine shfaqeshin si faqe të senatit dhe shërbimeve.

Një prej tyre kopjonte shërbimin online Office 365 të Microsoft.

Rusia ka mohuar akuzat e Microsoft ku vetë Vladimir Putin hodhi poshtë pretendimet.

Dy “think tank-ët” e sulmuar kishin qenë mbështetës së Trump ndërsa kohët e fundit kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve për Rusinë. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>