Lajmet

Microsoft: “Threshold”, përditësimi që do të sjellë më afër sistemet e ndryshme operative të kompanisë

Dec 4 2013
0 Shpërndarje
Microsoft: “Threshold”, përditësimi që do të sjellë më afër sistemet e ndryshme operative të kompanisë

Sipas një lajmi të publikuar në uebfaqen teknologjike ZDNet, Microsoft-i ka në plan të lançojë një seri përditësimesh për sistemin operativ Windows, Windows Phone dhe Xbox One në pranverë të vitit 2015.

Këto përditësime të ashtuquajtura “Threshold” kanë për qëllim të sjellin më afër platformat e ndryshme softuerike të kompanisë dhe do të bëjnë të mundur që Microsoft-i të suportojë të njëjtat “aktivitete me vlerë të lartë” në të gjitha pajisjet Windows.

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve ballmer, e ka përmendur këtë lëvizje në letrën përfundimtare të drejtuar ndaj aksionerëve të kompanisë. Ai ka shkruar: “Microsoft-i do të mundësojë këto tipe aktivitetesh me vlerë të lartë ndaj një grupi pajisjesh (përfshirë këtu të Microsoft-it dhe të partnerëve) si dhe ndaj shërbimeve tona.” Ballmer ka zbuluar gjithashtu planin e “Microsoft-it të bashkuar” gjatë njoftimit mbi riorganizimin e plotë të kompanisë.

Klientët e produkteve Microsoft do të duhet të presin një periudhë kohore të konsiderueshme derisa të përfundojë së zhvilluari vala e përditësimeve “Threshold” dhe deri atëherë do të vazhdojnë të sigurojnë përditësimet e zakonshme për këto produkteve.

Aktualisht kompania është duke punuar për përditësimin madhor të sistemit mobil Windows Phone që njihet me emrin e koduar Blue që ka për qëllim përmirësimin e integrimit dhe suportit midis shërbimeve që ofron Microsoft-i. Ndërkohë, përditësimi i parë madhor për sistemin Windows 8.1 pritet të lançohet në gjysmën e dytë të vitit 2014. (PCWorld Albanian)

windows

Lajmet e fundit>