Vëzhgim

Microsoft tregon lidhjen në mes të Windows Phone 7 dhe Kinect

Feb 15 2011
0 Shpërndarje
Microsoft tregon lidhjen në mes të Windows Phone 7 dhe Kinect

Në fakt, do të ishte mirë që të jeni duke qëndruar ulur dhe jeni dashamirës të lojrave, sepse të hënën Microsoft paraqiti disa veçori shumë mbresëlënëse të Windows Phone 7 në Kongresin Botëror për Celular.

Mostra tregon se çfarë mund të ndodhë kur Windows Phone 7 takon Xbox 360-shin e ndërmarrjes Microsoft edhe madje disa kontrolloues të lëvizjeve të bazuara në prodhimin e njohur Kinect. Rezultatet duken të shkëlqyera. Shikoni videon e mëposhtme, për të parë një demo të bërë nga Microsoft dhe gjersa duket mirë, ende mos u ngazëlleni shumë – Microsoft shkruan që kjo është vetëm një demo e teknologjisë dhe ofron ntregues se kur do të jetë i gatshëm një grumbull i këtyre ndërlidhjeve./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>