Siguri

Microsoft tregon që çdo një nga 14 softuerët janë të infektuar

May 18 2011
0 Shpërndarje
Microsoft tregon që çdo një nga 14 softuerët janë të infektuar

Edhe pse shfletuesit modernë janë të pajisur me veçori për rritjen e sigurisë, për t’i mbrojtur përdoruesit nga softuerët e panjohur dhe të mosbesueshëm, rreth 5 përqind e përdoruesve i injorojnë paralajmërimet dhe shkarkojnë programet e infektuara me ndonjë trojan.

Për më tepër, në vend se të thejnë shfletuesin vetvetiu, krakerët përdorin një mënyrë të quajtur inxhinerimi shoqëror. Kjo mënyrë paraqet spamin aq të përhapur në Facebook, ku përdoruesit klikonin në ndonjë aplikacion që iu dukej interesant ose për ndonjë video rreth lajmeve të rëndësishme. Kur Symantec ndoqi 50 programe keqdashëse gjatë vitit të kaluar, gjeti që 56% e të gjitha sulmeve përfshinin trojane.

Ndërmarrjet janë gjithashtu viktima të mundshme të një teknike të inxhinerimit shoqëror të quajtur spearphishing, ku kriminelët kalojnë kohë për të kuptuar se kënd janë duke e sulmuar, për të krijuar një program të hartuar ose një dokument të enkoduar si keqdashës ashtu që viktima do të ketë dëshirë që ta hapë.

Jeb Haber, udhëheqës për menaxhimin e programit për SmartScreen, tha që mbrojtja më e mirë e shfletuesve është bëra e shtypjes mbi kriminelët për inxhinerimin shoqëror, veçanërisht përgjatë dy viteve të fundit. “Ju jeni duke parë vetëm një shpërthim në sulmet e drejtpërdrejta mbi sulmuesit me inxhinieringun shoqëror”, tha ai. “Ne vërtet jemi befasuar nga vëllimet. Vëllimet kanë qenë të çmendur.”/pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>