Lajmet

Microsoft u jep përdoruesve të Windows 10-ës më shumë kontroll mbi përditësimet

Mar 5 2017
0 Shpërndarje
Microsoft do ju japë përdoruesve mundësinë për të kontrolluar instalimin e përditësimeve në Windows 10. Microsoft u jep përdoruesve të Windows 10-ës më shumë kontroll mbi përditësimet Photo Source: Microsoft

Përdoruesit ankoheshin prej muajsh se disa përditësime kërkonin rindezjen e kompjuterit dhe shkaktuar jo pak dëme. Tani e tutje përdoruesit e pajisjeve Windows 10 mund të përditësojnë kompjuterët e tyre në një kohë të paracaktuar.

Ky afat është tre ditor megjithatë ekspertët shprehen të shqetësuar për instalimin me vonesë të përditësimeve.

Përdoruesit e kompjuterëve Mac e kanë një funksionalitet të tillë në dispozicion prej kohësh. Ky ndryshim në Windows pritet të vijë me Përditësimin e Krijuesve.

Afati tre ditor synon tu krijojë përdoruesve më shumë liri në instalimin e përditësimeve. Me këtë përditësim pritet të shtohen edhe opsione të reja të privatësisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>