Biznes

Microsoft ul çmimet e shërbimit Cloud, tashmë ofron 15 GB falas dhe 1 TB për përdoruesit e Office 365

Jun 25 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ul çmimet e shërbimit Cloud, tashmë ofron 15 GB falas dhe 1 TB për përdoruesit e Office 365

OneDrive-786x305Kompania Microsoft ka njoftuar për përditësimin në koston e planeve për shërbimin e saj të Cloud-it (hapësirës së të dhënave online) OneDrive e cila përfshin një rritje të kapacitetit dhe uljen e kostove për planet që ofrojnë hapësirë më të madhe. Përdoruesit e OneDrive Falas më parë kishin 7 GB hapësirë thjesht duke u regjistruar në këtë shërbim, por së shpejti çdokush me një llogari në Microsoft do të ketë mundësi të ruaj të dhëna deri në 15 GB pa paguar asgjë. Për më tepër Microsoft tha se konsumatorët me suitën Office 365 me pagesë do të marrin 1TB hapësirë të dhënash si pjesë e ofertës.

Office 365 Home kushton 9,99 dollar në muaj dhe përdoruesit do të marrin 1 TB hapësirë të dhënash për person deri në 5 individë, ndërsa Office 365 Personal që kushton 6.99 dollarë në muaj së bashku me Office 365 University që kushton 79.99 dollarë në vit do të ketë 1 TB për çdo produkt Office të blerë tha kompania.

Për ta mbyllur këtë njoftim, Microsoft gjithashtu bëri më dije si ka ulur ndjeshëm koston për blerjen e hapësirave shtesë përveç asaj çfarë ofrohet falas. Më parë plani 100 GB kushtonte 7.49 dollarë, por tashmë do të kushtojë vetëm 1.99 dollarë. Nëse kjo nuk ju mjafton atëherë kompania ofron tashmë 200 GB për 3.99 dollarë në muaj ndryshe nga 11.49 që kushtonte më parë. Microsoft tha se të gjitha këto ndryshime do të jetë të disponueshme muajin e ardhshëm dhe se konsumatorët aktual do të kalohen në strukturën e re të kostove automatikisht. Për t’ju kujtuar, Microsoft në muajin prill rriti limitin e hapësirës për konsumatorët e Office 365 Business dhe ProPlus në 1 TB.

Shërbimet e konvergjuara

Qartësisht, duke ulur koston e planeve të hapësirës online dhe me rritjen e limitit të planit që ofrohet falas për përdoruesit, Microsoft po përpiqet të inkurajojë njerëzit të provojnë shërbimin e tij Cloud. Për më tepër duke përfshirë 1 TB hapësirë të dhënash për planet Office 365, kompania gjithashtu po mundohet të adoptojë shërbime të tjera në shërbimin cloud. Me shumë pak mundësi një përdorues do të blinte Office 365 dhe më pas të paguante të tjera para për të blerë hapësirë për ruajtjen e të dhënave, por me hapësirën 1 TB të përfshirë në koston e Office 365 duke filluar nga 6.99 dollarë ka shumë gjasa që njerëzit ta pëlqejnë këtë produkt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>