Biznes

Microsoft ul çmimet e Surface 2 dhe Surface 3 Pro

Aug 26 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ul çmimet e Surface 2 dhe Surface 3 Pro

gsmarena_001Microsoft ka vendosur që të përgjysmojë çmimet e tabletëve të saj Surface 2 dhe Surface 3. Tableti Surface 2 së shpejti do të festojë 1 vjetorin e tij që nga dalja në treg. Për këtë arsye kompania ka vendosur që ta shesë atë për vetëm 100 dollarë.

Në këtë moment tableti Surface 2 Wi-Fi 32 GB shitet për 349 dollarë nga 449 dollarë që ishte më parë. Versioni me internet LTE dhe me memorie të brendshme 64 GB i Surface 2 kushton 579 dollarë. Megjithatë jo shumë veta do të mendojnë që ta blejnë pasi të shohin çmimin e ri të tabletit Surface 3.

Modeli më i fundit i Surface Pro ka një çmim prej 719 dollarësh. Surface Pro operon nëpërmjet proçesorit Intel Core i3 dhe RAM-it 4GB. Më parë çmimi i Surface Pro ishte 799 dollarë, por tashmë Microsoft ka bërë ulje edhe për këtë pajisje.

Modeli me parametrat më të larta të Surface Pro ka një processor Intel Core i7, memorie 512 GB dhe një RAM 8 GB. Çmimi i tij është ulur në 1754 dollarë nga 1,949 dollarë.

Surface Pro 3 ka një paraqitje 12 inç ClearType me rezolucion 2,160 x 1,440 piksel. Microsoft pretendon se ky është laptopi më cilësor në treg. Me uljen e çmimeve të këtyre pajisjeve Microsoft do të jetë një konkurruese e fortë në treg me laptopët dhe pajisjet tablet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>