Biznes

Microsoft ul çmimin e tabletëve Surface me 30 për qind

Jul 15 2013
0 Shpërndarje
Microsoft ul çmimin e tabletëve Surface me 30 për qind

Microsoft gjatë ditës së diel uli çmimet e tabletëve Surface RT me 30 për qind, teksa ndërmarrja përpiqet që të rris shitjet.

Modeli prej 32 GB i pajisjes që nuk ka tastierë kishte çmimin 499 dollarë, i cili ra në 349 dollarë, ndërsa modeli me 64 GB po ashtu u zbrit për 150 dollarë dhe tani shitet për 499 dollarë, që është një ulje e çmimit prej 25 për qind.

Uljet e çmimet vijnë disa javë pasi Microsoft-i kishte bërë uljen e çmimit të një versioni të tabletit për shkolla dhe universitete për një periudhë dy muajore gjatë verës së këtij viti. Nën këtë program, Surface RT pa tastierë kushton 199 dollarë.

Përpara kësaj, Microsoft-i ishte duke ofruar zbritje të madhe në pajisjet Surface RT dhe Surface Pro për pjesëmarrësit në konferencat e veta të fundit. Microsoft provoi po ashtu me shitjen e tabletëve Surface RT gjatë majit me këllëf pa pagesë.

Shitjet e tabletëve Surface RT, që dolën një vit më parë, janë parë si jo fort të shumta. Në muajin mars, Bloomberg raportoi që Microsoft-i me gjasë ka shitur rreth 1.5 milionë Surface deri atëherë. Ndonëse 1 milionë i atyre që janë shitur janë të versionit RT, ai numër ishte vetëm sa gjysma e asaj që priste fillimisht Microsoft-i. (PCWorld Albanian)

surface

Lajmet e fundit>